Saturday 30 March 2013

Shpat Kasapi: Nuk munda t'i pranoja fotot e Afërditës me Di Caprion



image

Shpat Kasapi është shprehur se nuk  i ka duruar dot  fotot e Afërditës me Leonardo  Di Capron dhe kjo ka qenë edhe një nga arsyet e ndarjes së tyre.


“Ndikoi edhe kjo histori,po. Megjithëse mendoj se  Afërdita nuk më ka gënjyer-tradhtuar, sedra dhe karakteri im prej mashkulli  nuk ma bënë të lehtë  pranimin e fotove dhe komentimin e tyre më pas.”


Ai shprehet se nuk ndihet aspak keq pasi ka qenë ai që e ka kërkuar ndarjen dhe se kupton se pse këngëtare si adelina Tahiri shprehin keqardhje për ndarjen e çiftit.


“Nuk e kuptoj arsyen se pse i vjen  keq asaj për mua . Nuk jam bërë ende për gjynah dhe për marrdhënien time  me Afërditën na takon  vetëm ne të dyve të flasim”-shprehet Shpati.


Ai e konsideron ndarjen si definitive dhe tregon se: “Nuk e  di se si do të vazhdojë marrdhënia jonë.Për momentin ne kemi ndërrprerë komunikimin,por më vonë s’i dihet. Mund të mbetemi miq .Për më tepër jemi edhe kolegë”, thekson ai për suplementin “Blue Tooth”.


Shpati thotë se e ka pasur të vështirë ,pasi historia e tyre ka qenë  e gjatë  dhe kanë pasur qëllime serioze e megjithatë ,nuk ka pengje.


 







Shpat Kasapi: Nuk munda t'i pranoja fotot e Afërditës me Di Caprion

No comments:

Post a Comment