Friday 29 March 2013

Zgjedhjet e 23 Qershorit, Blushi: E qartë se ne e presim LSI-në por nuk e lusim






blushiTIRANE—“Me LSI na ndan më shumë e shkuara se sa e ardhmja”. Me këtë konstatim vjen deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste Ben Blushi. Në vlerësimin e tij, ka një presion të madh në shoqëri për një rotacion politik, ka një kërkesë për luftë ndaj korrupsionit, luftë ndaj papunësisë, shëndetësia dhe arsimit.


“Është e qartë se ne e presim LSI-në por nuk e lusim. Nuk jemi në një pozicion që nëse LSI nuk hyn në koalicion me ne ne të hyjmë në zgjedhje në një pozicion fatalist. LSI ka një marrëveshje dhe do duhet ta sqatojë deri në ditën e fundit. Data 23 prill nuk zhbëhet dot pasi kërkohet që 60 ditë para zgjedhjeve të regjistrohet koalicioni”, u shpreh Blushi në emisionin “Top Story”.



Pra do jesh me këtë koalicion, vijoi ai, tjetrin apo ndoshta siç duket me FRD-në. “Ka ende ditë për të konsumuar dhe negociuar atë që mund të negociohet. Sipas meje ne kemi një ndryshim në raport me LSI-në dhe FRD-në. Ka shumë njerëz që na thonë nuk mund të bëni koalicion me LSI-në e të tjerë thonë jo po mund të bëhet sërish si në 2009. Pra kur njerëzit janë emocionalë thonë jo, ndërsa kur bëhen pragmatistë thonë po. Në këto javë të mbetura duhet të gjejmë baza arsyetimi për të patur një platformë që funksionon”, u shpreh Blushi.




Zgjedhjet e 23 Qershorit, Blushi: E qartë se ne e presim LSI-në por nuk e lusim

No comments:

Post a Comment